„I përmbysur“ i Igor Ivanov-Izi në Kinematekë me rastin e 15 vjetorit të premierës

од admin_kult

Filmi „I përmbysur” i Igor Ivanov-Izit do të shfaqet sonte në Kinematekë me rastin e 15 vjetorit nga premiera e tij. Rishfaqja e „I Përmbysur” është për nder të aktorit të ndjerë maqedonas Sinisha Kajevski, i cili i dha fund jetës së tij para kohe në dhjetor të vitit të kaluar, në moshën 39-vjeçare.

Filmi artistik debutues i Ivanovit „I Përmbys“(Upside Down) u shfaq për herë të parë në vitin 2007 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovi Vari, ku konkurroi për çmimin „East of West Award“, dhe më vonë fitoi çmimin për regjisorin më të mirë në festivalin në Valencia – Mostra de Valencia-Cinema del Mediterrani. 

Filmi „I përmbysur” e pati premierën maqedonase në Festivalin Ndërkombëtar të Kamerës së filmit „Vëllezërit Manaki” në Manastir në vitin 2007 dhe është një nga filmat e fundit artistikë maqedonas të regjistruar në shirit 35 mm. Filmi është bazuar në romanin „Kërthiza e botës” të Venko Andonovskit (i cili është edhe bashkëskenarist i filmit). Është prodhuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kroacisë, Ministrisë së Kulturës së Republikës së Serbisë, Iniciativës Globale të Filmit dhe MRTV. Producentët janë „Sektor film” – Shkup, Mainframe Production dhe Cinears.

Kajevski luan një nga rolet kryesore në film, së bashku me Milan Tocinovskin, Sanja Trajkoviq, Nikola Ristanovski, Jovica Mihajlovski, Marija Kondovska, Elena Serafimoviq, Jordan Simonov, Gjorgi Jolevski dhe Ines Bojaniq. Në rolet dytësore luajnë Silvija Jovanovska-Stojanovska, Petar Mirçevski, Labina Mitevska, Kamka Tocinovski etj. Producent është Vladimir Anastasov, drejtor i fotografisë është Tomi Salkovski, montazher është Igor Andreevski, skenografia është e Ivan Bartling dhe Igor Toshevski, kostumet janë të Blanka Budak, ndërsa muzika është kompozuar nga Zoran Spasovski. Bashkëprodhuesit e filmit janë Igor A. Nola dhe Milko Josifov.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе