Në galerinë e QKI-së të Maqedonisë së Veriut në Sofje sot (17 nëntor) në orën 18:30, koncert e treshes frymore e përbërë nga muzikantët maqedonas Vlladimir Llazarevski (oboe), Marina Nikollovska (oboe) dhe Maja Çanaqeviq (bori angleze).
Treshja frymore, e përbërë nga dy oboe dhe një bori angleze, është ansambël i Odës, anëtarët e të cilit vijnë nga Orkestra Filarmonike e Shkupit.
“Përbërja e kësaj treshe është interesante sepse janë instrumente të së njëjtës gjini, të cilat në vazhdimësi performojnë si grup homogjen në kuadrin e muzikës simfonike. Anëtarët e kësaj treshe kanë shumë vite që punojnë së bashku dhe deri më tani kanë realizuar koncerte të shumta pikërisht në këtë përbërje. “Vlladimiri, Marina dhe Maja janë instrumentistë që kultivojnë muzikën e Odës dhe performojnë si solistë në ansamble të ndryshme,” thekson QKI në Sofje. Nga aty shtojnë se programi i koncertit është i ndarë në dy pjesë, muzikor dhe stilistik.
Në pjesën e parë të koncertit theksohet edukimi i tingullit klasik të muzikës së Odës, ndërsa në pjesën e dytë përmes kërcimeve të ndryshme publiku do të ketë mundësinë të shëtit nëpër vende të ndryshme të botës.