Koncert  i Ansamblit për kënge dhe valle “Tanec” në Gjevgjeli

од admin_kult

Ansambli nacional për këngë dhe valle popullore “Tanec” sonte nga ora 19:00 do të mbajë koncert në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Maqedonia” në Gjevgjeli.

Koncerti ” Simbioza folklorike klasike” është projekt i përbashkët me orkestrën dhe korin e OBN-së. Në aranzhime simfonike do të interpretohen “Vallja e Osogovës”, “Vallja e Maleshevës”, “Korrësja”, “Lulja pranverore e Pirinit” dhe “Ujëtaret” si dhe shumë valle dhe melodi të tjera vokale maqedonase.

Orkestra, kori dhe aktorët e “Tanec”-it performojnë së bashku me orkestrën dhe korin e OBN-së. Orkestrimet janë realizuar nga Darko Ilievski, ndërsa dirigjente është Bisera Çadllovska.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе