Të enjten, me fillim nga ora 20:00, Orkestra Filarmonike do të mbajë koncert në të cilin si solist do të performojë violonçelisti serb me karrierë ndërkombëtare – Dragan Gjorgjeviç.
Koncerti titullohet “Harmonia” dhe dirigjent është maestro Manuel Hernandez-Sillva nga Venezuela e Spanjës.
Në program janë koncerti për violonçel dhe orkestra frymore e Fridrih Gullda, vallet simfonike “Historia e anës perëndimore” nga Leonard Bernshtajn dhe poema simfonike “Amerikani në Paris” nga Gjorgj Gershvin.