Në kompleksin „Osogovski Konak”, në suaza të programit vjetor të Qendrës së Kulturës „Beli Mugri” në Koçan, nga sot deri më 18 gusht do të mbahet Kolonia Rinore Figurative „Sh.Pantellejmon”.
Kufiri i moshës për pjesëmarrësit që marrin pjesë në koloninë e udhëhequr nga mentorja mr. Aleksandra Dimitrova nga IKQK „Beli Mugri”-Koçan është nga 15 deri në 18 vjeç. Pjesëmarrësit, përmes bisedave dhe sugjerimeve, do të përmirësojnë dhe do të punojnë në pikturimin e kanavacave në teknikën akrilike.
Kolonia realizohet nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.