Në kuadër të programit filmik gjatë muajit prill në Kinotekë do të mbahen një cikël filmash “Netë filmi nga Grupi i Vishegradit V4”, i kushtuar kinematografive të: Republikës Çeke, Republikës Polake, Republikës Sllave dhe Republikës Hungareze, të cilat janë pjesë e Grupit të Vishegradit.
Cikli fillon sot (5 prill) në orën 20:00 me shfaqjen e komedisë “Boshnja të zbrazëta”, në regjinë e Zdenek Sverak, ndërsa më 6 prill vjen shfaqja e filmit “Lufta e ftohtë” nga Pavel Pavlikovski. Në javën tjetër do të shfaqen edhe filmat “Invalidi” nga regjisori sllovak Jonas Karasek (12 prill) dhe “Sheshi i Moskës” nga regjisori hungarez Ferenc Torok (13 prill).
Të gjitha projeksionet janë falas për vizitorët.