Ka ndërruar jetë aktorja Ratka Radmanoviq, lajmin e konfirmojnë nga Teatri kombëtarë në Manastir. E lindur në Koçan, Radmanoviq punoi në Teatrin Kombëtar të Manastirit gjatë gjithë karrierës së saj. Ajo interpretoi një sërë rolesh në teatrot e Koçanit, Strumicës, Shtipit dhe Kumanovës.
Radmanoviq luajti edhe dhjetëra role filmike në filmat “Para shiut”, “Çlirimi i Shkupit”, “Pluhuri”, “Kajmak”, “Afër balçakut”, “Punku nuk ka vdekur”, “Nënat”, “Gjysma e tretë” dhe të tjerët. Përveç regjisorëve vendas, ajo ishte një fenomen interesant i aktrimit për regjisorin e njohur Emir Kusturica, i cili e angazhoj në filmin e tij “Në Rrugën e Qumështit”.
Varrimi i Radmanoviqit do të bëhet nesër në orën 11:00.