Në moshën 77-vjeçare ka vdekur Mustafa Jashar, një nga doajenët e Teatrit Turk nga Shkupi.
Mustafa Jashar u lind më 19 gusht 1946 në Kumanovë. Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik në Shkup, kurse nga viti 1971 ka punuar si aktor në Teatrin Turk – Shkup.
Tërë jetën e tij të punës e kaloi në Teatrin Turk ku luajti role të shumta. Karriera e Mustafa Jasharit shkoi paralelisht me filmin dhe televizionin, ku luajti pesëdhjetë role në seriale dhe filma artistikë. Ndër to janë: “Itar Pejo”, “Koha të çon”, “Kali i kuq”, “Shtegu i jugut”, “Gëzuar 49”, “Ballkani nuk ka vdekur”, “Pjesa e tretë” e të tjera.
Për personazhin e Kreontit në shfaqjen “Antigona”, Jashar u vlerësua për rolin më të mirë mashkullor në Festivalin Ndërkombëtar të Dramës Antike “Stobi” në vitin 2003. Ka fituar çmimin për rolin episodik “Dimçe Trajkovski” në FTM “Vojdan Çernodrinski” në Prilep në vitin 2005. I njëjti festival i ka akorduar edhe një çmim për arritje të jetës në vitin 2014, si dhe ka qenë laureat i çmimit “Juxhel” në vitin 2020.