Me filmin francez „Nëna dhe Biri”, me regji të Leonor Seraije, sonte (19 gusht) në Qendrën e Kulturës në Manastir fillon edicioni i 43-të i festivalit ndërkombëtar të kamerës së filmit „Vëllezërit Manaki”. Festivali, me moton „Realiteti nuk mjafton”, do të mbahet deri më 26 gusht.
Edicioni i festivalit është pasuruar me 60 filma, por edhe me personalitete të njohura nga kinematografia botërore, të cilët do të vendosin për filmat e përzgjedhur në programin e metrazhit të gjatë, të metrazhit të shkurtër, të programit dokumentar dhe të programit studentor.
Në programin “Off program” do të ketë disa ekspozita, të cilat tregojnë historinë filmike të qytetit, si dhe koncerte të muzikës filmike.
„Duam të tregojmë se Manastiri është qytet ku ka lindur filmi dhe se është ndjenjë që është pjesë e kujtesës kolektive”, thekson festivali ndërkombëtar i kamerës së filmit „Vëllezërit Manaki”.