Hapet thirrja për Projekte për bashkëpunim evropian në kuadër të Programit të Evropës Kreative – Nënprogrami Kultura për vitin 2024 me afatin e fundit për dorëzimin e projekt- propozimeve deri më 23 janar 2024 deri në orën 17:00 (koha e Evropës Qendrore)

од admin_kult

Mbështetja e Bashkimit Evropian në kuadër të Thirrjes për Projekte për Bashkëpunim Evropian është e dedikuar për projekte me gamë të gjerë aktivitetesh dhe nismash që përfshijnë organizata nga sektorët kulturor dhe kreativ në 40 vendet pjesëmarrëse në programin Evropa Kreative – Nënprogrami Kultura.

Buxheti i parashikuar për këtë thirrje për vitin 2024 është 59,730,025 euro dhe pritet që të mbështeten rreth 130 projekte të propozuara.

Thirrja përfaqëson mundësi për të mbështetur bashkëpunimin evropian përmes aktiviteteve bashkëprodhuese që përfshijnë qasje eksperimentale dhe inovative, lëvizshmërinë e artistëve dhe profesionistëve nga sektorët përkatës, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet organizatave kulturore, etj.

Thirrja synon të lehtësojë qasjen në kulturën evropiane, duke mbështetur (1) krijimtarinë dhe qarkullimin ndërnacional  dhe (2) inovacionin.

Prioritetet

  • Audienca (rritja e qasjes dhe pjesëmarrjes në kulturë, përfshirja e audiencës fizikisht dhe digjitalisht );
  • Inkluzion social (promovimi i ndjeshmërisë sociale dhe krijimi i mundësive për përfshirje sociale në/përmes kulturës, me theks tek artistët dhe punonjësit e kulturës me aftësi të kufizuara, anëtarët e pakicave nacionale dhe grupet e margjinalizuara shoqërore);
  • Qëndrueshmëria (bashkëkrijimi, adoptimi dhe përhapja e praktikave ekologjike si dhe ndërgjegjësimi për zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet aktiviteteve kulturore në përputhje me Planinn Evropian të Gjelbër dhe Bauhausin e Ri Evropian);
  • Dimensioni ndërkombëtar (përforcimi i kapaciteteve në sektorët kulturor dhe kreativ evropian, duke përfshirë organizatat dhe mikroorganizatat lokale, për të vepruar në nivel ndërkombëtar – në Evropë dhe më gjerë);

Pjesë përbërëse e synimeve dhe prioriteteve të projekteve të propozuara janë çështjet ndërsektoriale (Cross Cutting Issues), përkatësisht përfshirja, diversiteti, barazia gjinore dhe çështjet mjedisore që kontribuojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Projektet e propozuara mund të mbulojnë një ose më shumë sektorë kulturorë dhe krijues, por mund të propozohen edhe aktivitete ndërdisiplinore.

Prioritet sektorial për vitin 2024 i referohet mbështetjes së sektorit kulturor dhe kreativ të Ukrainës, si përgjigje e pasojave të luftës që shkatërroi sektorin kulturor në Ukrainë

E RE : Kategoritë e thirrjeve për 2024:

Mbështetja për Thirrjen për vitin 2024 i referohet dy kategorive:

  • Projekte bashkëpunimi në shkallë të vogël COOP-1: minimumi 3 partnerë nga 3 vende të ndryshme / BE deri në 200,000 euro (80% e buxhetit total të projektit).
  • COOP – 2- projekte bashkëpunimi në shkallë të mesme: minimalisht 5 partnerë nga 5 vende të ndryshme / grant i BE-së deri në 1,000,000 euro (70% e buxhetit total të projektit)

Kategoria e tretë COOP – 3 projekte të mëdha do të publikohen çdo të dytin vit.

Kohëzgjatja e projekteve nga të dyja kategoritë është maksimumi 48 muaj.

Aplikantët e kualifikuar: Persona juridikë (privat dhe publik) me seli (të regjistruar) në një nga 40 vendet pjesëmarrëse në programin Europa Kreative – Nënprogrami Kultura.

Personat fizik nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në program.

Afati i fundit për dorëzimin e projekt– propozimeve është deri me  23 janar 2023, ora 17:00 koha e Evropës Qendrore.

Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike përmes Funding & Tenders Opportunity Portal.

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/topic-details/crea-cult-2024-coop-2?tenders=false&callIdentifier=CREA-CULT-2024-COOP

Më shumë informacione mund të gjeni në lidhje me kriteret dhe mënyrën e paraqitjes së një propozimi-aplikimi në Dokumentin e Thirrjes (COOP Call Document 2024)

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/docs/2021-2027/crea/wp-call/2024/call-fiche_crea-cult-2024-coop_en.pdf

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе