Nën moton “Goditja e penelit – si dy vezullime sysh”, në objektin e Galerisë Kombëtare “Çifte Amam” u hap ekspozita retrospektive e artistit maqedonas Teofil Shulajkovski – Tofe.
Vizitorët kanë mundësinë të shohin një koleksion prej mbi 150 veprash të bardit të akuarelit Shulajkovski nga të gjitha fazat e tij krijuese – nga bojërat më të hershme të akuarelit e deri te ato të fundit, deri më tani të paekspozuara dhe të pabotuara.