Artistja Marija Pavlovska është fituese e çmimit për karrierë artistike të fondacionit italian “Efeto arte”, i cili u ndahet artistëve për vlerën artistike me të cilën janë dalluar ndër vite në fushën e arteve pamore në nivel ndërkombëtar.
Përzgjedhës dhe kuratorë të projektit janë Salvatore Ruso (ekspert i artit në skenën botërore të artit) dhe Françesko Saverio Ruso (historian arti).
Siç njofton autori, ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 16 shtator 2023 në kazino-teatrin në San Remo, në prani të koleksionistëve, gazetarëve, politikanëve dhe artdashësve.
Marija Pavllovska është artiste bashkëkohore e cila është vazhdimisht e pranishme në skenën e artit bashkëkohor evropian dhe është aktive ndërkombëtarisht në SHBA dhe Azi. Ajo përveç në vend ka ekspozuar edhe në Beograd, Vjenë, Berlin, Paris, Nju Jork e vende të tjera.