Sot në seancën e parë të Qeverisë kalimtare u miratua informacioni për Programin për shfrytëzimin e mjeteve për grante kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale në fushën e kulturës për vitin 2024, me të cilën Ministria e Kulturës mbështet projektet kapitale në fushën e kulturës në njëmbëdhjetë komuna.
Ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska thotë se këtë vit është siguruar buxhet më i madh, 50 milionë denarë, me të cilin njësitë e vetëqeverisjes lokale do të realizojnë projekte të rëndësishme infrastrukturore përmes të cilave do të krijohen kushtet për realizimin e kulturës në rajone të ndryshme.
“Përmes dotacioneve kapitale për kulturën kontribuojmë në zhvillimin e balancuar të komunave, në zhvillimin e të gjitha rajoneve në vend, në investime në kulturë që do të nxisin kreativitetin dhe krijimtarinë tek të rinjtë. Duke përmirësuar kushtet për realizimin e projekteve kulturore, ndihmojmë në afirmimin e vlerave kulturore të secilës komunë, me theks në krijimin e hapësire të integruar për të rinjtë dhe lidhjes në të gjithë vendin”.
Në konkursin e shpallur për shpërndarjen e dotacioneve kapitale në fushën e kulturës për vitin 2024, komision i formuar posaçërisht ka shqyrtuar projektet e pranuara dhe në bazë të kritereve, procedurave dhe afateve, nga gjithsej 15 projekte të pranuara nga 13 komuna, janë ndarë mjete për 11 projekte. Këtë vit do të përkrahen këto komuna: Manastiri, Krusheva, Krivogashtani, Velesi, Çashka, Dojrani, Demir Kapija, Bogdanci, Mavrova dhe Rostusha, Dellçeva dhe Çuçer Sandeva.
Ministria e Kulturës realizon planifikimin, sigurimin dhe realizimin e mjeteve financiare për dotacione kapitale në fushën e kulturës për njësitë e vetëqeverisjes lokale në përputhje me përcaktimet programore dhe strategjike të Qeverisë në drejtim të nxitjes dhe zbatimit të balancuar rajonal në zhvillimin kulturor.