IN Qendra për Kulturë- Manastir në tri ditët e ardhshme do të jetë nikoqire dhe organizatore e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës nga mbarë bota, ku do të performojnë artistë nga Portugalia, Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.
Ky edicion i 14-të i festivalit “Muzika nga Bota”, i cili këtë vit zhvillohet me sloganin “Është koha për tingullin botëror, në shtëpi. Eja, zbulo muzikë të re” do të hapet me performancën e artistes portugeze Joana Amendoeira, e cila ushqen drejtimin e brezit të ri fado.
Në festival do të performojë grupi maqedonas “Fontana” së bashku me orkestrën e dhomës “IWConnect”, ndërsa të ftuar special janë Danica Kërstiq, vokaliste nga Serbia, Angel Demirev, kitarist nga Bullgaria dhe Xhambo Agushev në trumpetë.
Festivali i Muzikës Botërore, i cili këtë vit ka logon e re, do të mbyllet të dielën me promovimin e koncertit të grupit “Lilit”.
Festivali “Muzika nga bota” mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Manastirit.