Ju njoftojmë se sot (5 maj) në ora 12:00 në Klubin e deputetëve (në oborr) do të mbahet ceremonia për shënimin e Ditës së gjuhës maqedone – 5 majit.
Në ceremoni do të mbajë fjalim edhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Në këtë ditë, në vitin 1945, me Aktvendim të Qeverisë Popullore të Maqedonisë Federale u miratua alfabeti i gjuhës maqedone dhe dy muaj më vonë Ministria e atëhershme e Arsimit legalizoi Drejtshkrimin e parë të gjuhës maqedone.
Shtatëdhjetë e katër vjet më vonë, me Vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, 5 maji është shpallur Dita e alfabetit maqedonas dhe gjuhës maqedone.