Vizita e trembëdhjetë letrare maqedone në Sofje

од admin_kult

Me pjesëmarrjen e 12 poetëve dhe shkrimtarëve maqedonas të të gjitha gjeneratave, nga sot deri më 7 maj në Sofje do të mbahet edicioni i 13-të i „Vizita letrare maqedone në Sofje”. Në manifestimin e të cilit afirmimi i letërsisë maqedone në Bullgarinë fqinje, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi ndërmjet poetëve dhe botuesve maqedonas dhe bullgarë.

„Vizita e trembëdhjetë letrare maqedone në Sofje” sivjet do të fillojë me portretin letrar të poetit bashkëkohor maqedonas, përkthyesit me renome  dhe profesorit universitar Dr. Zoran Ançevski, për krijimtarinë poetike të të cilit do të flasë poeti maqedonas dhe profesori universitar dr. Vladimir Martinovski. Në manifestim do të prezantohen vargje të Ançevskit në gjuhën maqedone dhe bullgare, ndërsa fjalë përshëndetëse do të ketë kryetarja e PEN Qendrës Bullgare Zdravka Evtimova.

Në suaza të manifestimit do të mbahet tubimi i poezisë bullgaro-maqedonas me pjesëmarrjen e 12 poetëve maqedonas dhe bullgarë, si dhe do të promovohet edicioni special antologjik i „Makavej” – panoramë e poetëve bashkëkohorë bullgarë me titull „Muzat lirike të Bullgarisë”. Promotor i botimit është poeti dhe kritiku letrar maqedonas Branko Cvetkoski dhe poetja bullgare Roza Bojanova.

Çmimi „Dedal letrar maqedonas” do t’i ndahet autorit-përkthyes bullgar, Marjan Petrov, për kontributin e tij në afirmimin e letërsisë maqedone në Bullgari dhe për promovimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve letrare ndërmjet shkrimtarëve nga të dyja vendet. Petrov ka në opusin e tij rreth njëzet libra të përkthyer nga shkrimtarë maqedonas në bullgarisht.

Në suaza të vizitës së trembëdhjetë letrare maqedone në Sofje, do të promovohet libri „Krijimi” i diplomatit, veprimtarit shoqëror dhe shkrimtarit të njohur maqedonas Marjan Gjorçev, i cili së fundi doli në gjuhën bullgare, ndërsa pjesëmarrësit do të vizitojnë shtëpinë përkujtimore të Pejo Javorov.

Organizator i këtij manifestimi tashmë tradicional është Shtëpia Botuese „Makavej” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore-Informative Maqedonase në Sofje dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе