Event në BKU “Sh. Kliment Ohridski” me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit

од admin_kult

Me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të drejtës së autorit, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare „ Sh. Kliment Ohridski” nga Shkupi më 26 prill, duke filluar nga ora 12:00, për nder të librit, autorët dhe lexuesit organizojnë këtë manifestim tashmë tradicional duke dhuruar libra dhe trëndafila në hollin e Bibliotekës.

Përveç librave që i dhuron  Biblioteka Kombëtare dhe Universitare „Sh. Kliment Ohridski”, me donacionin dhe kontributin e tyre në këtë festë, marrin pjesë eshe Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në vend, si dhe shtëpitë botuese private “Ars Studio”, „TRI”, „Bota e Bibit”, si dhe insituti „Konfucij“.

Me rastin e kësaj feste, tradicionalisht Biblioteka Kombëtare dhe Universitare “Shën Kliment Ohridski” dhuron fond modest të librave për persona të tjerë juridikë apo institucione që kanë nevojë, për shembull librat vitin e kaluar i janë dhuruar Klinikës infektive në Shkup.

Dita Botërore e Librit dhe e të drejtave të autorit festohet më 23 Prill, në nder të dy të mëdhenjve të letërsisë botërore Uilliam Shekspir dhe Muguel de Servantes, të cilët veprat e tyre ia detyronin njerëzimit.

Përndryshe vendimi për të shënuar Ditën Botërore të Librit dhe të drejtës së autorit u miratua në Konferencë të UNESKO-s e mbajtur në Paris në vitin 1995.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе