Është vendosur internet arkivi me veprat e Ljubomir Brangjolicës

од admin_kult

Me qëllim për të ruajtur veprat e kompozitorit maqedonas Ljubomir Brangjolica, i cili këtë vit mbushi 90 vjeç, është vendosur platformë interneti, në të cilën janl vendosur veprat e tij në formë dixhitale.

Ideja e autorit të këtij projekti, Andrej Blazhevski, është evidentimi dhe ruajtja e përhershme e partiturave materiale në format dixhital,që është bërë përmes procesit të “foto-dixhitalizimit”, me qëllim që ato të ruhen në mënyrë të përhershme dhe me këtë të largojnë rrezikun e humbjes eventuale të tyre, apo të vetëshkatërrimit, që nënkupton shpërbërjen e vetë materialit mbi të cilin janë shkruar, që është letra.

– Me përpilimin e arkivit të veçantë për vetë kompozitorin, si dhe vendosja e veprave të tij në arkivin onlajn, ato bëhen të disponueshme për publikun muzikor, shkencor dhe më të gjerë ndërsa besoj se kjo do të kontribuojë edhe në ngritjen dhe forcimin e kulturës muzikore në vendin tonë. Në fazën e parë të projektit, që u zhvillua nga viti 2019 deri në vitin 2021, u kompletuan dhe u dokumentuan të gjitha veprat e vetë kompozitorit, që mund të gjendeshin në arkivin e tij personal. Gjatë kësaj periudhe, gjithsej 154 vepra, të cilat i përkasin veprës së tij “klasike”, janë dixhitalizuar dhe publikuar publikisht në arkivin onlajn të ISSUU, thekson autori i projektit.

Në fazën e dytë, që u realizua në vitet 2021-2022, u dixhitalizuan 225 vepra, të fokusuara në krijimtarinë vokale të Brangjolicës, kompozime nga fusha e zhanreve të njohura dhe kompozime për orkestrën e Big – Bend.

– Çdo dokument i dixhitalizuar iu nënshtrua përpunimit të mëtejshëm dixhital. Për vepra të caktuara që janë gjetur në gjendje jo të mirë fizike janë përdorur teknika plotësuese foto-dixhitale për të lexuar materialin notografik nga vetë materiali – (piktura). I gjithë materiali i dixhitalizuar i është dorëzuar Bashkimit të Kompozitorëve të Maqedonisë, AMSHA dhe BUK “Sh. Kliment Ohridski” – Shkup, thotë autori Bllazhevski.

Nga projekti rezultoi katalog me listë të veprave të kompozitorit Ljubomir Brangjolica, të grupuara në kategori, në varësi të përbërjes instrumentale (instrumentare) për çka edhe janë të dedikuara.

Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе