Është shpallur konkursi për çmimin “Vëllezërit Miladinov” për vitin 2022

од admin_kult

Institucioni Nacional – Manifestimi “Mbrëmjet e Poezisë Strugane” shpalli konkursin e sivjetshëm për çmimin “Vëllezërit Miladinov” për librin më të mirë poetik, botuar në gjuhën maqedone në mes të dy edicioneve të festivalit, në periudhën nga 1 qershori 2021 deri më 31 maj të këtij viti.

Në konkursin, i cili do të zgjasë deri më 25 korrik, siç u tha, mund të paraqitet një libër i botuar në dy gjuhë, ku poezia fillimisht është krijuar në gjuhën maqedone, pra gjegjësisht nuk është përkthim nga një gjuhë tjetër.

– Aplikimet mund të dorëzohen nga autorët ose botuesit e tyre me pëlqimin e autorit dhe një autor ose botues mund të marrë pjesë me një numër të pakufizuar titujsh. Librat me poezi të paraqitura duhet të botohen fillimisht në periudhën për të cilën jepet çmimi dhe nuk duhet të botohen më parë në një gjuhë tjetër. Mund të dorëzohen vetëm vepra të një autori, ndërsa punimet e bashkautorëve janë të papranueshme. Librat duhet të kenë një numër ISBN, sipas konkursit të SPE.

Autorët apo botuesit për të marrë pjesë në konkurs duhet të dërgojnë gjashtë ekzemplarë të librit në adresën: NI Manifestimi “Mbrëmjet e Poezisë Strugane”, Kutia Postare 111, “Vëllezërit Miladinov” nr. 5, 6330 Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Teksti i konkursit gjendet në ueb-faqen e “Mbrëmjeve të Poezisë Strugane“.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе