Në hapsirën e ekspozitës së Çifte hamamit nga sot është e hapur ekspozita e fotografive „Nga Alinarët te mjeshtrit e fotografisë bashkëkohore” e cila pikturon bukuritë e Italisë, koleksion në Arkivin „Alinarët“.
Konfigurimi përbëhet nga tre seksione – pejsazhi, veprat dhe fytyra- dhe secila prej tyre bashkon fotografi nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20. Një lloj udhëtimi në kohë përmes pejsazheve të Italisë,njerëzve dhe artit, të paraqitura përmes objektivit të fotografive italiane ndër të cilët edhe vëllezërit Alinari, Barbieri, Basiliko, Berengo Gardin, Fontana, Xhakomelli, Maraini, Pelegrin dhe Xanie.
Ekspozita është rezultat i bashkëpunimit mes ambasadës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Galerisë Kombëtare.