Aktivitete kulturore në Qendrën  Kulturore në Dibër

од admin_kult

Sot (28 mars), në sallën e Koncerteve në Qendrën kulturore në Dibër në fillim prej orës 16:30, do të  mbahet edicioni i 13-të i Festivalit të këngës për fëmijë “Radika-Fest”2022 në gjuhën maqedone.

Siç informojnë nga Qendra e kulturës- Dibër, në Festival do të interpretohen18 kompozime origjinale  nga interpretues dhe autorë nga Dibra, Mavrova-Rostush,Qendra Zhupa,Gostivari,Struga, Ohri dhe nga qytete tjera.

Në këtë institucion kombëtar të premten u hap ekspozita e pavarur e Valentina Ilijevskës- grafiste maqedonase, konservatore dhe restauruese e mozaikut, pikturës murale dhe ikonave.

Ekspozitën të cilën e hapi drejtori i Qendrës Kulturore – Dibër, Zinçe Mimidinoski, do të jetë në dispozicion për publikun deri më 30 mars.

Të dy aktivitetet kulturore realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kultuës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе