„Ëndërr në ëndërr” – koncert i duetit „SoliPs” në Filarmoninë

од admin_kult

Në sallën kamertale të Filarmonisë së Maqedonisë sonte në orën 20:00 do të mbahet.Koncerti „Ëndërr në ëndërr” i duetit frëngo-maqedonas „SoliPs”, i përbërë nga flautistja Elena Stojçeska, kitaristi Romen Petio dhe sopranistja Gonca Bogomorova-Krapovska.

Në suaza të programit do të interpretohet vepra origjinale „Oqean në një pikë” e kompozitores maqedonase Darija Andovska e kompozuar enkas për këtë koncert dhe për herë të parë do të interpretohen dy kompozime tradicionale maqedonase të ripërpunuara nga Daria Andovska.

Në programin e këtij koncerti të pazakontë janë edhe tre vepra të autorëve francezë që do të përjetojnë premierën maqedonase – „Dy poezi nga Ronsard” nga Albert Rusell, e jashtëzakonshmja „Zanore për solo flaut ” e Sofi Lakaz frymëzuar nga poezia e Artur Rembo dhe  „Paqja prehet në shkretëtirë “ nga Zhan-Kristof Roza. Krahas tyre është edhe „Aria e Bahijana Brazileras n ° 5” e njohur nga klasiku brazilian Hektor Villa-Lobos, që këtë herë do të interpretohet në versionin origjinal për vokal dhe kitarë, si dhe kompozimi „Ëndërr në ëndërr” nga kompozitori italian Masimilijano Mesieri, i cili do të jetë i ftuar në këtë koncert.

Koncerti organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Francez në Shkup.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе