Në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi mbrëmë është hapur ekspozita “Shtëpia përkujtimore e Toshe-ruajtës i kujtimeve, jetës dhe veprës së pop ikonës më të madhe maqedonase”.
Ekspozita paraqet jetën dhe veprën e Toshes, duke filluar nga fëmijëria e deri te çmimet dhe albumet e fundit pas vdekjes.
Ekspozita, e cila është në organizim nga IN Shtëpia Përkujtimore e Todor Proeskit – Krushevë në bashkëpunim me Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi, do të jetë e hapur për publikun deri më 23 nëntor.
Projekti realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.