Ekspozitë me rastin e 15 prillit Ditës Botërore të Artit

од admin_kult

Me ekspozitën „Kufinj të lëvizur“ të DLUM-it, sot në oborrin e Ministrisë së Kulturës u shënua 15 Prilli-Dita Botërore e Artit.

Me këtë rast, ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska një ditë më parë e ka shqyrtuar ekspozitën dhe ka falënderuar artistët që lëvizin kufijtë dhe që në harmoni me hapësirën i japin ngjyrë grisë.

„Jetojmë në kohëra të çuditshme, të rënda dhe të paparashikueshme. Arti ka përsëri detyrë të rëndë dhe të përgjegjshme- të na ndihmojë të qëndrojmë jerëz, të na kujtojë që jemi krijuar për të mirë dhe të zgjojë më të mirën tek ne. Gjithsesi humnerat e jetës janë të thella. Në vend që të gropojmë në to ne duhet të ndërtojmë urë mbi to. Arti është gjithmonë MBI dhe IN“, tha ministrja e kulturës Kostadinovska-Stojçevska.

Sipas Marija Svetieva nga DLUM ekspozita që organizon DLUM që tashmë ka edicionin e gjashtë është projekt konceptual dedikuar mediave të reja, të proceseve artistike që janë të hapura për ndryshime.

„Duke vendosur artin më pranë shikuesve, madje edhe kalimtarëve të rastit, ne vazhdojmë misionin, ta bëjmë artin ushqim shpirtëror, të dërgojmë mesazh përmes tij dhe të pyesim veten se sa të fuqishëm jemi për të bërë ndryshime”, tha Svetieva.

Në ekspozitën, e cila do të qëndrojë deri në orën 20:00, marrin pjesë tetë artistë: Nenad Tonkin, Iva Stankovska, Darko Bazerko, Ana Trajkovska, Jana Jakimovska, Slavço Maksimovski, Ana Ivanovska dhe Marija Svetieva.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе