Ekspozitë e fotografive të Deni Sinadinovski në Qendrën kulturore „Trajko Prokopiev“- Kumanovë

од admin_kult

Në sallën e ekspozitës të IN Qendrës kulturore „Trajko Prokopiev“- Kumanovë nesër e enjte (7.4.2022) në ora 13, do të hapet ekspozita e fotografive „Nëpër objektivin e Denit“ nga autori Deni Sinadinovski.

Ekspozita është një simbiozë e dy segmenteve të artit, historia e të cilave nis në vitin 2012. Gjegjësisht, atëherë u formua Ansambli “Maqedonia”, i cili është përfaqësues i kulturës tradicionale maqedonase, anëtar i të cilit është etno-koreologu Deni Sinadinovski, i cili arrin të fotografojë segmentet kryesore.

-Në suaza të ekpozitës ekspozohen fotografi nga turneja e parë e koncerteve të Ansamblit në Japoni në vitin 2013 si dhe fotografi të koncerteve që pasuan. Objektivi i Sinadinovskit thekson bashkëpunimin e pasur me Ansamblin „Maqedonia“ me manastirin e Bigorskit, paraqitjet e shumta televizive, si dhe disa fotosesione të veçanta me kostum tradicional – theksojnë nga Qendra e Kulturës “Trajko Prokopiev” – Kumanovë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 prill të këtij viti.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе