Më 20 shtator, me fillim nga ora 18:00, piktori akademik Ferdi Bulut do të mbajë ekspozitën me titull “Rruga e gjerë me ngjyra” në ambientet e QKI (Shtëpia e oficerëve) në Manastir.
Autori sqaron se është një cikël zgjidhjesh vizuale të paraqitura përmes qenies femërore, pra përmes një paraqitjeje vizuale të gruas duke përdorur procedurën e ndriçimit, në krahasim me simbiozën koloristike të kompozimeve.
Projekti realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në kuadër të projektit “Kultura në verë”.
Ferdi Bulut është piktor maqedonas nga brezi i ri. Ka mbajtur ekspozitë në vend, por edhe në Austri.