Teatri i Komedisë dhe Teatri Turk po përgatisin shfaqje të bazuar në tekstin e Drago Jançarit

од admin_kult

Teatri Komedisë ka nisur provat për shfaqjen “Stalking Godot” të autorit Drago Jançar, laureat i sivjetshëm i Festivalit Ndërkombëtar Letrar “PRO-ZA Ballkan”, i cili mbahet nga 17 deri më 19 shtator në Shkup.

Premiera, e cila është nën regjinë e Sibel Abdiut, është planifikuar për muajin nëntor dhe është në bashkëprodhim me Teatrin Turk nga Shkupi. Ky është bashkëpunimi i parë mes dy shtëpive teatrore si kurorë e bashkëpunimit të suksesshëm në dhjetë vitet e fundit.

Nga Teatri kanë bërë të ditur se dje në provën e parë kanë marrë  pjesë Jançar dhe ambasadori slloven në vend, Gregor Presker. Skenografia është e Lulzim Bejtulla, ndërsa kostumet janë të Ivana Karanfillovska-Ugurovska. Luajnë Zhaklina Stevkovska-Drnasin, Edmond Sotir, Kristina Llasovska, Selpin Qerim dhe Xhenap Samet.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе