Me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip – 22 Nëntorit, në mbrëmje nga ora 19:00 në Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir do të hapet ekspozita “Gjuha shqipe – nga alfabeti në drejtshkrim”.
Në suaza të manifestimit “Ditët e Alfabetit”, Instituti për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup sot do të promovojë librin “Saga e letrave shqipe” të autorit Prof. Dr Agim Vinca.
Dita e alfabetit shqip përkujton ngjarje historike – mbajtjen e Kongresit të Manastirit në vitin 1908, që u krijua alfabeti i standardizuar i gjuhës shqipe.