Sot, më 1 nëntor, në Galerinë Nacionale, objekti “Malla Stanica”, në ora 20:00 do të hapet ekspozita vjetore e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë (SHAFM).
Ekspozita vjetore e SHAFM-së paraqet seksion tërthor të prodhimit të artit bashkëkohor të numrit më të madh të anëtarëve të SHAFM-së. Shoqata, duke mbështetur rëndësinë e kësaj ekspozite, këtë vit do të ndajë katër çmime për pikturë, për skulpturë, për grafikë dhe për media të reja.