Ekspozita retrospektive e Dimitar Kondovskit do të vendoset në amamin e Daut Pashës

од admin_kult

Në Galerinë Kombëtare do të hapet ekspozitë retrospektive e veprave të artistit maqedonas Dimitar Kondovski – në objektin Amami Daut Pashë – më 5 maj, veprimtaria e të cilit ka lënë gjurmë të pashlyeshme, të thella dhe të qëndrueshme në artin figurativ maqedonas. Kurator i projektit është Emil Aleksiev.

Siç theksojnë nga Galeria Kombëtare, ekspozita retrospektive me veprimtaritnë e Dimitar Kondovskit (1927 – 1993) do të përfshijë të gjitha periudhat e veprimtarisë së tij krijuese. Qëllimi i kësaj ekspozite është të sistemojë veprimtarinë e këtij autori të jashtëzakonshëm dhe të hedhë dritë mbi ato aspekte dominuese që përcaktojnë veprimtarinë e tij krijuese.

Kondovski ka lindur në vitin 1927 në Prilep, ndërsa vdiq në vitin 1993 në Shkup. Ai u diplomua në Akademinë e Artit Figurativ në Beograd në vitin 1952. Në vitin 1958 ishte për vizitë studimore në Paris, kurse gjatë viteve 1961/62 specializoi në pikturë murale në Romë. Nga viti 1952 deri në vitin 1956 punoi si profesor i edukimit figurativ në Shkup. Nga viti 1972 deri në vitin 1980 ishte profesor në Akademinë Pedagogjike në Shkup. Në vitin 1980 u zgjodh profesor në Fakultetin e Arteve Figurative në Shkup, ku punoi deri në vitin 1987. Në vitin 1991 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе