Në Galerinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, objekti Çifte Hamam, të enjten (22 dhjetor), në ora 19:00 do të hapet ekspozita “Ekspozita retrospektive – 30 vjet krijimtari” e artistit të arteve dhe profesorit universitar Nehat Beqiri.
Ambienti në Çifte Hamam do të jetë një kompozim i mbi njëqind pikturave të ekspozuara në teknikë akrilike në pëlhurë nga krijimtaria e tij krijuese, instalacionet dhe grafika. Kuratore e ekspozitës është Maja Krstevska, kuratore e lartë në Galerinë Kombëtare.
Nehat Beqiri ka lindur në Tetovë, ka diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë në klasën e prof. Muslim Muliqi, ku ka magjistruar në vitin 2001. Deri më tani ka realizuar mbi tridhjetë ekspozita personale, pjesëmarrës në koloni të shumta artistike, si dhe në një numër të madh ekspozitash në grup.