Ekspozita “Nga familja deri tek trashëgimia kulturore institucionale – Familja Shabani”, në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi, prezanton para publikut donacionin e pasur për Muzeun nga familja Shabani, i cila përmban sende personale në një periudhë prej më shumë se 200 vjet, dhuruar nga Xhangul Shaban.
Objektet muzeale, të klasifikuara në kategorinë e objekteve personale, shtëpiake dhe metalike, përmbajnë kujtime të tre brezave, përfaqësues të familjes Shabani. Historia e tyre familjare shtrihet në katër sisteme shtetërore në të njëjtin territor dhe tregon kontributin e bartësve të mbiemrit Shabani në jetën profesionale politike dhe shoqërore të këtyre trevave.
Koordinatore e ekspozitës është etnologia Elizabeta Markovska, ndërsa në hapjen e saj morën fjalën Gjuner Ismail dhe drejtoresha e Muzeut, Daniela Nikolova.