Ekspozita “Kobalt Sinergji” në galerinë e QKR-së

од admin_kult

Sot më 23 shkurt (e premte) në ora 20:00, në hapësirën ekspozuese “Galeria QKR-së” do të hapet ekspozita e artit me titull “Kobalt Sinergji”.

Në ekspozitë do të ekspozohen 25 vepra të artit figurativ të artistit Venko Cvetkov, do të ketë video projeksion dhe dy krijime video art nga pjesëmarrësi në projekt, Simon Gegaj. Përmbajtja e videove përfshin edhe vëzhgime konceptuale, në formë shënimesh nga pjesëmarrësja e tretë në projekt, znj. Kornelija Bukleska.

Për veprat e ekspozuara të artit do të ketë  vlerësim kritik nga prof. Vlladimir Veliçkovski.

Ekspozita do të zgjasë deri më 3 mars.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе