Ekspozita individuale e Ana Ivanovskës në “Gallery MC” në Nju Jork

од admin_kult

“Nën lëkurë” titullohet ekspozita personale e Ana Ivanovskës, e cila do të hapet më 25 gusht në ora 18:00 në “Gallery MC” në Nju Jork, SHBA.

Ky projekt vizual është një eksplorim i transformimeve të brendshme, ku fokusi është në gjendje dhe situata të ndryshme mendore, emocionale dhe ndjenja gjatë periudhës së karantinës gjatë pandemisë Covid-19.

Fotot e Ana Ivanovskës paraqesin një manifestim vizual të frikës nga përhapja e virusit, situatës së pashpresë dhe lirisë së kufizuar si barrierë në shoqërimin me botën dhe paraqesin një lloj raporti mes botës së dukshme dhe rreziqeve të padukshme. Megjithatë, projekti ka edhe një qëndrim optimist, duke parë aspektet pozitive në lidhje me karantinën, duke pasur mundësinë të vëzhgojmë jetën tonë nga një këndvështrim tjetër, me respekt të shtuar për vlerën e saj, informon organizatori.

Ekspozita e cila realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе