Ekspozita “Femina vs Femininologjia” dhe ligjërata e Jana Maneva-Çuposka-s në Zagreb

од admin_kult

Në Qendrën Kulturore dhe Informative të Maqedonisë së Veriut në Zagreb sot më 7 nëntor në ora 19 do të hapet ekspozita “Femina vs Femininologjia”. Kuratore të ekspozitës janë kryetarja e Shoqatës së Artistëve të Figurativ, Jana Maneva-Çuposka dhe historiania e artit Sanda Stanaqev-Bajzek nga Kroacia.

Në kuadër të ekspozitës, e cila është rezultat i bashkëpunimit të Shoqatës së artistëve figurativ të Maqedonisë (SHAFM) dhe Shoqatës kroate të artistëve figurativ dhe kritikëve të artit (HULULK) nga Zagrebi, publiku kroat do të ketë mundësinë të shohë vepra nga 10 autorë maqedonas dhe 10 kroatë të cilët punuan në çift.

Paraprakisht, sot në Fakultetin Teknik dhe Teknologjik në Universitetin e Zagrebit, me fillim nga ora 11:00, prof. Dr. Jana Maneva-Çuposka, profesoreshë në Universitetin Evropian, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit – Shkup, do të mbajë ligjëratë me temën “Trashëgimia, kujtesa dhe unë”.

Ligjërata është pjesë e punëtorisë ndërkombëtare të artit me titull “Trashëgimia dhe kujtesa në reflektimet e tekstilit”, organizuar nga profesoresha e artit Paulina Jazviq.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе