Ekspozita e Zoran Kardulla në Qendrën Kulturore Maqedonase në Tiranë

од admin_kult

Në Qendrën Kulturore-Informative Maqedonase në Tiranë nesër, e premte, 15 prill do të hapet ekspozita me vepra të artistit maqedonas Zoran Kardulla.  

Kjo është ekspozita e parë e Kardulla-s në Tiranë, ku ofrohen 13 vepra të këtij artisti, dizajner grafik dhe piktor, udhëheqës në një brez artistësh, veprat e të cilit janë gjithmonë aktuale në kohë.      

Zoran Kardula ka më shumë se 20 vite që merret me dizajn grafik. Ai mori pjesë në konkurse të ndryshme, duke përfshirë konkurs të dizajnit të bizhuterive për „Swarovski“ dhe „INYO“.Ai është fitues i konkursit të posterëve në Festivalin e Filmit Latin. Në vitin 2017, ai ka pasur ekspozitë posterash me temë „Soviet Neo-Constructivist Propaganda“ në Mineapolis, SHBA. Në vitin 2018, prezantoi në Romë „Ekspozitë pa juri”, një ekspozitë me 40 vepra të tij që ishin  ridizajnim i simboleve që shënuan epokën socialiste të ish-Jugosllavisë.

Në periudhën e ardhshme në Qendrën Kulturore Maqedonase në Tiranë, e cila për periudhë relativisht të shkurtër është shndërruar në një nga vendet e njohura për artistët dhe qytetarët e dy vendeve fqinje, do të realizohen disa ngjarje kulturore. Siç ka paralajmëruar drejtori Zlatko Origjanski, koncert do të mbajë kitaristi ynë i njohur Vlatko Stefanovski, më pas i ftuar do të jetë kitaristi Muhamed Ibraimi, si dhe është planifikuar promovimi i librit të Jordan Plevnesh të përkthyer në shqip. Gjithashtu në Tiranë do të performojnë 20 murgj nga Manastiri i Bigorskit, të cilët do të prezantojnë mënyrën e të kënduarit bizantin, kishtar sllav.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе