Në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Paris, Francë, u hap ekspozita e 17-të personale e artistit multimedial maqedonas Strahil Petrovski.
Petrovski u prezantua para audiencës pariziane me një video-instalacion/projekt të titulluar “Sinergji në kohë”, e realizuar në Osuariumin Memorial në Veles, në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, me temën “Trashëgimia e qëndrueshme”. Kurator i projektit është historiani i artit Zlatko Teodosievski.
Qëndrimi i artistit në “Të gjitha artet” dhe ekspozita që do të qëndrojë deri më 24 dhjetor në Paris janë rezultat e marrjes së çmimit të madh në sallonin e dimrit DLUM të këtij viti.
Projekti realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Paris.
Strahil Petrovski është përfaqësues i gjeneratës së mesme të artistëve vizualë dhe multimedialë. Praktika e tij artistike përfshin forma dhe mjete të shumta të shprehjes, si: piktura, instalacioni, arti konceptual, fotografia dhe video arti.