Ekspozita e Vladimir Mlladenovskit me rastin e pesë dekadave të krijimit artistik

од admin_kult

Në bregun e lumit, Drini i zi, para Qendrës së Kulturës Vëllezërit Miladinovci në Strugë, sonte (28 korrik) do të ekspozohen veprat e Vladimir Mlladenovskit me rastin e pesë dekadave të krijimit të tij artistik.

Në ekspozitë do të prezantohen rreth 30 punime me motive nga Struga, peizazhe dhe arkitekturë të qytetit të vjetër të Strugës.

– Në veprat e këtij piktori maqedonas, i lindur në fshatin Podgorci të Strugës, inicon krahina amtare, ku shkëlqimi i ngjyrave përjetësohet me gjithë shkëlqimin dhe bukurinë natyrore. Ai u qaset me zell hapësirave, objekteve, sfidave dhe me mendime aktualizon mesazhet dhe faktet më të çmuara dhe thelbësore të përcjella në ekran, informojnë nga Qendra e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе