Ekspozita e Sllavço Spirovskit në QIK Zagreb

од admin_kult

Në Qendrën Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, Kroaci, sonte (29 nëntor) në ora 19:00 do të hapet ekspozita personale e skulptorit Slavço Spirovski me titull ” Këndi i iluzionit të paketimit”.

Kjo është ekspozita e fundit në QIK  Zagreb e financuar nga Programi i Ministrisë së Kulturës për vitin 2022.

Ekspozita “Këndi i iluzionit të paketimit” është një vepër konceptuale – një instalim hapësinor dysheme-mur, i përgatitur enkas për këtë hapësirë galerie, pra një riformësim i konceptit të thelbit të skulpturës si një iluzion tredimensionaliteti.

Spirovski paraprakisht ka prezantuar edhe para publikut amerikan, në Galerinë MC në Nju Jork, SHBA.

Sllavço Spirovski ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Shkup në klasën e profesor Stanko Pavleskit. Mori pjesë në disa ekspozita grupore, si dhe u prezantua me disa projekte multimediale, ndër të cilat spikat bashkëpunimi i artit i punuar së bashku me maestro Simon Trpçeski.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе