Dje në Qendrën e Kulturës – Dibër është hapur ekspozita personale e piktores së re nga Tetova, Arbana Dehari. Ekspozita e hapur nga drejtori i Qendrës së Kulturës – Dibër, Zinçe Mimidinoski, do të jetë në dispozicion të publikut deri më 23 prill. Ekspozita e piktores Arbana Dehari realizohet so bashkëpunim në mes Galerisë së Arteve nga Tetova dhe Qendrës së Kulturës në Dibër. Ky prezantim është pjesë e Programit Vjetor të këtij Institucioni Kombëtar dhe financohet nga Ministria e Kulturës.