Nesër (2 prill) në ora 19:00 do të hapet ekspozita “Artistët dhe refugjatët” në Galerinë Nacionale– objekti Çifte Amami në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Punimet në ekspozitë janë të frymëzuara nga dëshmitë që u janë thënë drejtpërdrejt artistëve nga refugjatët ukrainas në Rumani.
Në ekspozitë do të mund të shihen veprat e: Ozbek Ajvaz, Gjorge Jovanoviq dhe Maja Taneva nga Maqedonia; Butrint Pasha, Diela Vala dhe Andin Bakija nga Kosova; dhe Serhii Tiekhov nga Ukraina.
Ekspozita përfshin forma të pastra skulpturore si dhe skulptura të lëvizshme. Gjithashtu, artisti interpretues dhe regjisori i teatrit, Butrinit Pasha, do të interpretojë monodramën “Kush e do vendin tim”.
Projekti mbështetet nga Programi i aktivizmit digjital të Rrjetit TechSoup.