Në galerinë e artit “Bezisten” në Shtip sot nga ora 14:00 do të hapet ekspozita “Apostujt e artit figurativ bashkëkohor maqedonas”.
Në kuadër të ekspozitës, vizitorët do të mund të shohin vepra të artistëve maqedonas të shekullit të 20-të – Dimitar Pandillov, Nikolla Martinovski, Llazar Liçenoski, Borisllav Trajkovski, Lubomir Bellogaski, Gligor Çemerski etj.
Ekspozita organizohet nga I.N Instituti dhe Muzeu – Shtip, me rastin e 8 Nëntorit, ditës së çlirimit të qytetit të Shtipit.