Nga data 8 deri më 18 nëntor, në Qendrën Kulturore Rinore do të mbahet edicioni i 48-të i festivalit teatror “Teatri i hapur i të rinjve”. Gjithsej 29 ngjarje teatrale do të mbahen në kuadër të THR-s të sivjetmë shfaqje, punëtori, promovime dhe masterclass-leksione.
Festivali do të hapet me produksion vendor, shfaqjen “Dekameron” me regji të Martin Koçovskit, në Teatrin “Vojdan Çernodrinski” nga Prilepi.
Dhe këtë vit, THR do të ndajë çmimin “Bish”, nismë e nisur vitin e kaluar në kuadër të përpjekjeve për mbështetjen dhe promovimin e skenës së pavarur vendase.
Programi i THR-së sivjet është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit.