Edicioni i dyzet e katërt i FNKF-së “Vëllezërit Manaki” do të nisë me filmin maqedonas “Amvisëri për fillestarët” e Goran Stolevskit

од admin_kult

Me premierën maqedonase “Amvisëri për fillestarët” të regjisorit maqedonas-australian Goran Stolevskit, do të hapet edicioni i 44-të i Festivalit Ndërkombëtar të Kamerave të Filmit (FNKF) “Vëllezërit Manaki”, i cili do të mbahet nga 23 deri më 29 shtator në Manastir, nën moton “E panjohura e mrekullueshme”.

Në rolet kryesore luajnë: Anamaria Marinka dhe Alina Serban nga Rumania, Samson Selim, Mia Mustafa dhe Xhada Selim nga Maqedonia e Veriut dhe Vlladimir Tintor nga Kroacia. Rolet dytësore i interpretojnë Sara Klimoska dhe Ajshe Useini nga Maqedonia e Veriut dhe Rozafa Çelaj nga Kosova.

Producente e filmit është Marija Dimitrova, skenografe Ana Zhezhniçek, kostumografe Roza Trajçeska-Ristovska, drejtore artistike Aleksandra Çevreska, Goran Ignatovski dhe Leonora Mehmeti Hoxha grimues, Alen Sinkauz dhe Nenad Sinkauz kompozitorë, Zoran Maksimoviq është regjistruesi i zërit kurse Ema Bortinjon disenjatore e zërit.

Filmi i Stolevskit, i cili është edhe autori i skenarit, do të ketë premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia më 6 shtator. “Amvisëri për fillestarët” është në produksion të “Produksioni List”, ndërsa drejtor i fotografisë është Naum Doksevski.

Fituesi i çmimit Oscar Peter Bizhu është fitues i çmimit për arritje jetësore “Kamera e Artë 300”, ndërsa aktorja dhe producentja Labina Mitevska është laureate e çmimit “Ylli i madh i filmit maqedonas”, njoftoi Festivali Ndërkombëtar i Kamerave të Filmit “Vëllezërit Manaki”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе