Fakulteti Filologjik “Bllaze Koneski” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup këtë javë ia kushtoi letërsisë maqedonase. Këtë vit manifestimi organizohet nga Katedra e Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase.
Siç informojnë nga Katedra, manifestimi “Ditët e letërsisë maqedonase” do të hapet sot, më 3 prill, në ora 12:00, me ligjëratë nga prof. Dr. Violeta Piruze-Tasevska me temën “Romantizmi letrar serb dhe maqedonas”, dhe do të mbahet në Bibliotekën e Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase të Fakultetit Filologjik.
Sot pasdite, me fillim nga ora 18:00, në amfiteatrin 3 të Fakultetit Filologjik do të mbahet mbrëmje studentore e letërsisë dhe kulturës maqedonase “Letra e palexuar”.
Dita e dytë e manifestimit do t’i kushtohet profesorëve që ligjërojnë letërsinë maqedonase në universitetet e huaja. Ligjëratat e tyre gjatë ngjarjes do të mbahen virtualisht përmes platformës “Zoom”.
Të njëjtën ditë, në ora 10:00 do të mbahet ligjërata me temë “Si mësohet letërsia maqedonase në Fakultetin Filozofik në Novi Sad?” nga prof. Dr. Zhelko Millanoviq nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Novi Sadit.
Më pas në ora 11:00 do të mbajë ligjëratë prof. Dr. Namita Subioto nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Lubjanës, me temë: “Receptimi i tregimit “Vampir” i Petre M. Andreevski në Slloveni: nga përkthimi në përshtatje në performancën muzikore-rrëfyese”.
Të gjitha manifestimet nga programi i manifestimit “Ditët e letërsisë maqedonase” janë të natyrës së hapur.