„Ditët e filmit Xhifoni“ për edicionin e dhjetë të „Xhifoni Maqedoni“

од admin_kult

Në Kinematekën e Maqedonisë çdo të shtunë në periudhën nga 9 prilli deri më 11 qershor nga ora 10 do të shfaqet film dedikuar audiencës rinore dhe më pas do të ketë diskutim dhe takim me autor apo aktor filmi. Shfaqja do të pasohet nga punëtoria “Klasa e filmit” me regjisoren Marija Xhixheva.

Filmat që do të dalin nga punëtoria do të shfaqen në suaza të edicionit të dhjetë të “Xhifoni Maqedoni” dhe së bashku me filmat e realizuar në festival do të garojnë për çmimin kryesor – kamera profesionale.

Të gjithë të interesuarit për “Ditët e filmit Xhifoni“  ( Giffoni Movie Days) dhe për “Klasa e Filmit” mund të aplikojnë në linqet e mëposhtme: : https://tinyurl.com/movie-days dhe https://tinyurl.com/film-classroom.

Projekti “Ditët e filmit Xhifoni” (Giffoni Movie Days) mbështetet nga Delegacioni i BE-së në Shkup, Agjencia e Filmit RMV dhe Kinemateka e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shkup dhe partnerin italian “Xhifoni ekspiriens“. 

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе