Damari i lirisë – tema e sezonit të ri të koncerteve të Filarmonisë

од admin_kult

Koncerti i titulluar „Zornina”, më 6 tetor, hap sezonin e ri koncertor të Filarmonisë ku për herë të parë do të interpretohen në një mbrëmje tre koncerte për piano të Mozartit dhe uvertura nga opera „Martesa e Figaros”. Pianistët Aleksej Volodin dhe Edit Penjaa do të performojnë si solistë, ndërsa dirigjenti është maestro Gudni A. Emillson nga Islanda. Programi në sezonin e ri mban titullin „Damari i lirisë”.

„Çdo sezon koncerti ka emër të ri, këtë e kemi titulluar  ‘Damari i lirisë‘. Titulli erdhi nga liria që solli lloji i daljes nga pandemia, por edhe nga liria në muzikë, shprehje, jetesës”, thotë drejtoresha e Filarmonisë, Tina Ivanova.

Deri në fund të sezonit 2022/23, publiku do të ketë mundësinë të shikojë koncerte më interesante me solistë dhe dirigjentë dhe të dëgjojë programin e përzgjedhur me kujdes. Deri në fund të vitit me Orkestrën Filarmonike do të performojnë dirigjentët Kondrad van Alfen, Emil Tabakov, Borjan Canev dhe Viktor Mitrevski. Në mesin e solistëve janë disa artistë maqedonas të riprodhimit – violinistët Vlladimir Kostov dhe Daniel Lazarevski, klase Cvetanka Sozovska, tenori Blagoj Nacoski etj.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе