Botohet libri për fëmijë dhe të rinj “Alma dhe shtatë përbindëshat”

од admin_kult

Në edicionin e “Bata Press”-it, u botua libri për fëmijë dhe të rinj “Alma dhe shtatë përbindëshat” i shkrimtares spanjolle Irija G. Parente dhe Selene M. Paskual. Autorja e ilustrimeve është Iris de Muj, ndërsa nga spanjishtja në maqedonisht është përkthyer nga Katerina Josifovska.

Botimi i librit është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkimi Evropian dhe është pjesë e projektit “Për të ardhmen e tyre”, me të cilin “Bata Press” do të botojë 15 libra për fëmijë dhe vitin e ardhshëm në programin e ri “Evropa Kreative” nga 15 autorë të famshëm evropianë.

E përditshmja e njohur spanjolle “El Pais” e cilësoi këtë roman si një nga librat më të mirë për të rinjtë në vitin 2014 dhe në vitin 2015 me të njëjtin roman fituan çmimin e famshëm nacional letrar “El templo de las mil puertas”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе