Më 24 gusht në ora 20:00 në galerinë “Studio 21” në Split, Republika e Kroacisë, do të hapet ekspozita personale e grafikës digjitale nga Biljana Bilbiloska.
Në ekspozitë do të prezantohen grafika të frymëzuara nga arti bizantin, domethënë, siç bën me dije autori, është një shkrirje e artit bizantin me trendet artistike bashkëkohore në fushën e grafikës, së bashku me mjetet moderne për shprehje artistike.
“Këto vepra komunikojnë me kohët e shkuara dhe teknikat e piktorëve mjeshtër të vjetër. Prandaj janë kaq të thella, por në të njëjtën kohë kaq të thjeshta, sikur të pastruara nga sedimenti i historisë. Stilizimi i estetikës bizantine është sjellë në përsosmërinë e lëvizjes artistike minimaliste. Vizatimi është po aq i mprehtë dhe i saktë sa kristali i plasaritur. Por grafikat janë vetëm në dukje bardh e zi, ngjyra është e heshtur dhe luksoze, e fshehur në mënyrë delikate në energjinë e formës. Ato funksionojnë si “ikona moderne”, thotë për ekspozitën piktori akademik Nikola Pianmanov.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 shtator 2022.
Biljana Bilbiloska (1980) ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në UKIM në Shkup, dega grafikë me dizajn grafik. Deri më tani, ajo ka pasur gjashtë ekspozita vetjake në RS. Maqedoni dhe në Serbi, si dhe ekspozita të shumta grupore brenda dhe jashtë vendit. Ky është prezantimi i saj i parë për publikun kroat.