Auto Draft Koncert i Ana Pandevskës – muzikë elektroakustike për fëmijë

од admin_kult

Në Muzeun e Luftës Maqedonase këtë fundjavë do të mbahet koncert i kompozitores Ana Pandevska. Në koncert do të shfaqet premierë cikli i saj i ri i pjesëve për fëmijë për violinë dhe elektronikë “Aventurat e fëmijëve”.

“Aventurat e fëmijëve” është kompozim i frymëzuar nga leximet për fëmijët e shkollave fillore që do të interpretohen nga violinistët e vegjël Dina Atanasovska, Hatixhe Salieva dhe Ema Krstevska, të cilat punojnë nën mentorimin e prof. Erhan Shukri dhe Prof. Asparuh Qortoshev.

Koncerti është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë. Hyrja është falas.

Ana Pandevska (Shkup, 1985) është një nga figurat më të spikatura dhe produktive në skenën kompozitore maqedonase. Pandevska ka diplomuar në Fakultetin e Muzikës në Shkup. Është anëtare e rregullt e Unionit të Kompozitorëve të Maqedonisë (SOKOM) dhe fituese e disa çmimeve për kompozicion. Në podiumin e koncerteve maqedonase, ajo është e pranishme rregullisht me koncerte, por edhe me interpretime të shumta të veprave të ansambleve dhe solistëve të shquar maqedonas dhe të huaj.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе